fbpx

Xhensila duket si Perëndeshë e bukurisë në imazhet e fundit

nga Revista Kosovarja

Fotografitë e fundit të Xhensila Myrtezajt do t’ju lënë pa frymë.

Xhensila njihet si një nga këngëtaret që i kushton shumë rëndësi e kujdes paraqitjes së saj publike e këtë e kemi vënë re të gjithë, pasi ajo gjithmonë shfaqet e kuruar deri në detaje, shkruan “Kosovarja”.

Sot (e enjte) këngëtarja ndau me fasnat e ndjekësit e saj disa fotografi, ku duket yll e bukur, e përmbush tamam epitetin “Perëndeshë e bukurisë”.

Ajo gjithashtu bëri edhe një paralajmërim duke na treguar se është duke përgatitur projektin e ri muzikor.

“Jemi duke u përgatitur…” ka shkruar Xhensila në mbishkrimin e postit.

Kujtojmë se kënga e fundit “Panorama” ishte në bashkëpunim me Ardian Bujupin dhe u prit shumë mirë nga publiku, duke arritur kështu miliona klikime në YouTube. /Kosovarja/


Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]