fbpx

Xhensila: Kadal, kadal eej… i thotë fansit që tentoi ta puthte…

nga Revista Kosovarja

Artistja e njohur nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, vazhdon të jetë shumë e angazhuar me mbrëmje e koncerte.

Asaj së fundmi i ndodhi një rast i çuditshëm, pasi më parë ka pasur edhe disa momente megjithëse jo të këtij lloji.

Derisa ishte duke performuar një nga këngët, ajo mbeti e habitur nga veprimi i një fansi.

Sipas një videoje që është bërë tanimë virale në TikTok, një fans e kapi në pjesën e qafës këngëtaren dhe tentoi ta puthte.

Nëna e një vajze reagoi shumë shpejt duke ia hequr dorën fansit dhe mbeti e tronditur.

“Kadal, kadal”, ia ktheu ajo.

Muaj më parë, Myrtezajt iu publikua një video në Instagram ku një fans shihej duke i bërë propozim për martesë.

Sidoqoftë, Xhensila është shumë e kërkuar dhe një nga emrat e preferuar të publikut.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]