fbpx

Xhensila Myrtezaj reagon pas zërave se është shtatzënë

nga Revista Kosovarja

Për të 100-ën herë, portalet (dhe shumë komentues) nuk e kanë kuptuar sa e pakëndshme është të aludosh nëse dikush është apo jo shtatzënë.

Këtë herë radhën e kishte Xhensila. Videot dhe fotot e ditëlindjes së saj, të shpërndara në rrjet – janë shoqëruar me “dyshime” se këngëtarja është shtatzënë. Këto aludime më pas janë përmendur edhe në disa portale.

30-vjeçarja nuk dha shumë shpjegime, por shkroi vetëm “Pupupu filluan prapë” në një story në Instagram.

Xhensila dhe partneri i saj, janë ndoshta një prej çifteve më të përfolur në media kur bëhet fjalë për thashetheme. Edhe më herët është përfolur se këngëtarja ishte shtatzënë.

Kohë më parë thuhej se mes tyre kishte një krizë dhe se dyshja po ndaheshin. Aludime që çifti i ka mohuar vazhdimisht.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]