fbpx

Xheraldina Maria dhuron 5 drunj në lagjen ku është rritur Rebeka

nga Revista Kosovarja

Të premtën e javës së kaluar, Xheraldina Maria e cila para pesë viteve humbi vajzën e saj Rebeka Rexhepin në betejë me kancerin, ka dhuruar pesë drunj bliri në lagjen Dardania, lagje kjo në të cilën edhe është rritur Rebeka.

Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës në rrjetin social Facebook.

”Të premtën, 5 drunj bliri janë dhuratë nga Xheraldina Maria për parkun në lagjën Dardania ku edhe është rritë Rebeka.

Kujdesi dhe rritja e drunjëve do të bëhet në kujtim të saj”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

https://www.facebook.com/komunaprishtine/posts/4243131962398661

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]