fbpx

Xhevdet Pozhari bën postimin prekës: Babë kujdesu për engjullin tim në parajsë

nga Revista Kosovarja

Analisti Xhevdet Pozhari, i cili ia dha dje lamtumirën e fundit vëllait të tij, emocionoi edhe sot me fjalët më prekëse. Ai rrëqethi me statusin e tij, dukë i lënë një porosi të atit, i cili po ashtu ka ndërruar jetë.

“Babë, kujdesu për ëngjëllin tim në parajsë! Atje thonë se nuk ka nevojë për kujdes, por unë prapë brengosem se mos e gërvisht të voglin tim ndonjë gjemb trëndafili. Kujdesu babë për Ardonitin tim deri në ditën kur të vi që sërish ta marr në përqafim”, shkroi Pozhari.

Ardonit Pozhari në muajin janar pësoi gjakderdhje në tru, si pasojë e të cilës mbeti i shtrirë pa vetëdije në QKUK prej disa muajsh, por që nuk mbijetoi. /Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]