fbpx

Xhevdet Pozhari i drejtohet Kimete Berishës: Mos bëj shkrime palidhje, mos e merr veten mësysh!

nga Revista Kosovarja

Analisti politik, Xhevdet Pozhari, i ka reaguar opinionistes Kimete Berisha, pasi kjo e fundit përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, tha se, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ia kanë marrë inat edhe fëmijët.

Pozhari thotë se imagjinata e Kimete Berishës shkon edhe deri tek intervistimi i fëmijëve.

Ai mes tjerash i ka bërë thirrje Berishës që të mos zbras mllef, duke i përdorë ata (fëmijët) që nuk duhet të përdoren si mjet për qëllime të ulëta.

“Mos bëj shkrime palidhje që ta promovosh materializimin i cili edhe ashtu kurrë nuk ka qenë më i theksuar në shoqërinë shqiptare sesa tani. Mos e zbraz mllefin t’u i përdorë ata që nuk duhet të përdoren si mjet për qëllime të ulëta. Mos e merr veten mësysh”, ka shkruar Pozhari.

Ja shkrimi i tij:

Ehhh, imagjinata e Kimetes shkon deri tek intervistimi i fëmijëve: A ndjehesh i mashtruar prej Albinit? – Po, sepse nuk mi ka dhanë 10 euro!Kimete, nëse një ditë bëhesh nënë do ta kuptosh se fëmijëve as 100 euro në ditë nuk iu dalin. Në fund kanë me thënë, e pse jo 200! Me rëndësi është me iu ofru dashni. Me i mësu mu knaqë me aq sa kanë.

Mos bëj shkrime palidhje që ta promovosh materializimin i cili edhe ashtu kurrë nuk ka qenë më i theksuar në shoqërinë shqiptare sesa tani.
Mos e zbraz mllefin t’u i përdorë ata që nuk duhet të përdoren si mjet për qëllime të ulëta.
Mos e merr veten mësysh!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]