fbpx

Xhiroi skena intime me Jennifer Lopez, si u ndje aktori Tyan Guzman!

nga Revista Kosovarja

Ryan Guzman ka zbuluar për herë të parë ndjesitë e tij nga xhirimi I skenave të nxehta me Jennifer Lopez.

Aktori i filmit “The Boy Next Door” dhe JLo kishin të bënin me disa skena mjaft provokuese, të cilat nuk është e lehtë të realizohen.

Lopez interpreton aty Claire Peterson, së cilës fqinji i lagjes “ia vuri syrin”.

Ata filluan një aventurë së bashku dhe më pas Claire u pendua, por djaloshi nuk e pranoi refuzimin. Ryan tregoi detaje nga xhirimet.“Sigurimi praktikisht ishte gjithandej rreth nesh. Jennifer kishte një material të caktuar të veshur për shkak të të cilit në kamerë është dukur sikur unë e prek në pjesët intime, që nuk është ashtu.

Çdo gjë ishte rreptësisht profesionale. Madje edhe kur ia kam prekur gjoksin, dora patjetër është dashur të vendoset saktësisht në atë mënyrë që askush nuk ka mundur ta shohë sigurimin në prapavijë.

Na shikonin nga të gjitha anët. Për këtë shkak jam detyruar t’i them se jam paksa nervoz”, tha ai.
Po kështu, Guzman theksoi se ka vendosur një copë në organin e tij gjenital, në mënyrë që gjatë xhirimit gjithcka të ishte nën kontroll.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]