Kryeministri britanik Boris Xhonson, ka rezultuar pozitiv në Covid-19 dhe mbrëmë, sipas lajmeve zyrtare ka qenë në dhomën intensive në spitalin e Londrës, jo në respirator por në oksigjenoterapi.
Kryeministri britanik Boris Xhonson, virusin corona, është e mundshme ta ketë marrë edhe në këtë kontakt me njerëzit që po fotografohen me te në rrugë, pasi ai doli nga një market ku ka blerë zarzavate konsumi ushqimor.
Shumë qytetarë nuk e njihnin kryeministrin e shtetit të tyre dhe kjo ndodh për faktin se lideri i tyre duket edhe vet si qytetar i zakonshëm, bile shumë më shumë modest se vetë qytetarët shkruan Kosovarja
Atë e identifikuan qytetarët vetëm pasi shkoi në market të bënte pagesën dhe me të dalur nga marketi e ndaluan të merrnin foto së bashku.
Shiheni si duhet të duket një kryeministër. Modest dhe i afërt me qytetarët.
Cili kryeministër i Kosovës do të ishte i tillë?
A do të fusnin në xhepa zarzavate kryeministrat e Kosovës?
Kurrë, në asnjë mënyrë. Bile pa disa bodigardë e xhipa të zinj asnjë hap.
Kryeministrat tanë edhe kur dalin në intervista, në çdo sekondë e drejtojnë kravatën t’u qëndrojë deri përmbi gjunjë.
Ju kujtojmë, se shumë liderë botërorë i kanë ofruar përkrahje dhe i kanë dëshiruar shërim të shpejtë kryeministrit britanik, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump, ai francez, Emmanuel Macron, liderë të shumtë botëror si dhe liderët kosovarë /Kosovarja/