145
Xhuli dhe Atdheu gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova u afruan shpejt me njëri -tjetrin.
Por, pas daljes nga shtëpia e famshme, raporti mes tyre në botën reale përtej asaj të izolimit brenda katër mureve, nuk e ka të njëjtën dinamikë të zhvillimit.
Madje përflitet se Xhuli dhe Atdheu kanë ndarë rrugët me sherr pasi më nuk ndiqen as në rrjetet sociale.
Kështu, nga burime të sigurta ‘Prive’ ka zbuluar se dyshja nuk janë ndarë në formë të keqe por që kanë lënë një hapësirë që nuk dihet nëse do të rikthehen.