Pasi thanë se bënë paqe, Xhuli dhe Stresi po vazhdojnë sërish të kenë debate e përplasje ndërmjet vete.
Kështu ndodhi sot, teksa kanë qenë duke realizuar një sfidë reperi e ka ngacmuar në lidhje me kauzën e modeles, për t’i mbrojtur gratë , ajo e ka ‘thumbuar’ për karrierën.
“Derisa kam hy në Big Brother nuk e kam ditë asnjë këngë tënden. Ja unë dëgjoj muzikë shqip ja kush”, tha Nura.
Arkimedi nga ana tjetër me ironi i tha që të merret me kauzën rreth grave.