fbpx

Yjet e futbollit ndërkombëtar zgjedhin Dent Fix për kujdesin dentar

nga Revista Kosovarja

Në një kohë kur gjithnjë e më shumë sportistë të njohur i kushtojnë rëndësi jo vetëm performancës në fushë, por edhe imazhit dhe shëndetit personal, dy nga emrat më të spikatur të futbollit zviceran kanë zgjedhur Kosovën për kujdesin e tyre dentar. Vizita e tyre ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut, duke sjellë në qendër të vëmendjes një klinikë që po bëhet emër i njohur edhe jashtë kufijve.

Ylli i Kombëtares së Zvicrës dhe kampioni me Bayer Leverkusenin, Granit Xhaka, i ka besuar kujdesin e tij dentar klinikës më moderne në Kosovë – Dent Fix. Vizita e tij në këtë klinikë vjen si dëshmi e besimit që figura të njohura ndërkombëtare kanë ndaj profesionalizmit dhe cilësisë që ofron Dent Fix.
Përveç Granitit, edhe futbollisti i njohur Breel Embolo është kujdesur për shëndetin dhe estetikën e dhëmbëve të tij tek Dent Fix.

Kjo tregon se klinika po bëhet zgjedhje e parë për sportistët elitarë, falë shërbimeve të teknologjisë së fundit dhe stafit të specializuar.
“Mirënjohës dhe krenar që yjet e futbollit, Granit Xhaka dhe Breel Embolo, zgjodhën Dent Fix për kujdesin e tyre dentar. Besimi i tyre është nder dhe përgjegjësi për ne!” – thuhet në postimin e klinikës në rrjete sociale.

Doktori që u përkujdes për dy yjet e përfaqësueses zvicerane, Fehim Haliti ka thënë se ishe kënaqësi që në një yll si Granit Xhaka rregulloi dhëmbët te klinika e tij.
“Kënaqësia më e madhe është me pas një sportist që ia ka lakmi krejt shqiptaria dhe mua personalisht si doktor dhe për klinikën time që e kemi Granit Xhakën”, ka thënë ai.

“Dok unë jam shumë i kënaqur”, ka thënë Granit Xhaka për klinikën që u kujdes për të.
Dent Fix nuk është thjesht një klinikë dentare – është një standard i ri në kujdesin dentar në Kosovë, ku përkushtimi ndaj pacientit dhe përvoja e personalizuar shndërrojnë çdo trajtim në një eksperiencë të veçantë. Dhe kur kampionët e zgjedhin Dent Fix, ju e dini që jeni në duar të sigurta! Vizitoni Dent Fix dhe përjetoni vetë nivelin që zgjedhin yjet!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]