fbpx

Yjet e “Game of Thrones”, Kit dhe Rose po bëhen prindër për herë të dytë

nga Revista Kosovarja

Aktorët e “Game of Thrones” Kit Harington dhe Rose Leslie janë në pritje të fëmijës së dytë.

Harington, njoftoi lajmin emocionues të premten gjatë paraqitjes në “The Tonight Show me Jimmy Fallon”.

Harington dhe Leslie, mirëpritën fëmijën e tyre të parë – një djalë në fillim të vitit 2021.

Duke folur për djalin e tij dy vjeçar, Harington i tha prezantuesit Jimmy Fallon se djali i tyre “është gati të bëhet me një vëlla ose motër”.

Dyshja u martuan në vitin 2018 në kështjellën stërgjyshore të Leslie në Skoci.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]