fbpx

Yjet e muzikës në Kosovë që e ndryshuan lojen

nga Revista Kosovarja

 

Muzika jonë ndër vite ka kaluar nëpër shumë etapa zhvillimi, duke reflektuar historinë, kulturën dhe shpirtin e popullit. Brenda këtij rrugëtimi, disa artistë të shquar kanë bërë jo vetëm karrierë të suksesshme, por edhe ndryshime rrënjësore në skenën muzikore shqiptare. Kush janë? I zbulojmë në “Kosovare”.

Në mesin e yjeve që kanë sjellë ndryshime të dukshme janë, Rita Ora, këngëtarja me prejardhje nga Kosova, e cila arriti majat e suksesit në tregun ndërkombëtar. Ajo është një ndër emrat që ka promovuar Kosovën në botë dhe ka hapur rrugë për artistët shqiptarë në industrinë globale të muzikës.

Dua Lipa është një tjetër artiste me origjinë kosovare që ka ndryshuar imazhin e muzikës pop ndërkombëtare. Me një zë unik dhe stil të veçantë, Dua Lipa ka fituar çmime Grammy dhe ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të industrisë botërore.

E, Era Istrefi, e njohur për hitin ndërkombëtar “BonBon”, solli një frymë të re në muzikën moderne shqiptare, duke e çuar atë në nivele ndërkombëtare dhe duke u bërë pjesë e platformave më të mëdha muzikore.

Capital T dhe Ledri Vula dy prej reperëve më të suksesshëm kosovarë që kanë ndikuar në zhvillimin e muzikës urbane dhe hip-hop-it në trojet shqiptare. Ata sollën një qasje më moderne në tekst, muzikë dhe videoklipe, duke i dhënë një tjetër dimension kulturës muzikore shqiptare, shkruan “Kosovarja”.

Në këtë mes padyshim se hyjnë edhe Nora Istrefi dhe Dafina Zeqiri, artiste që kanë kontribuar në përzierjen e stileve muzikore, nga muzika zbavitëse e deri tek R&B dhe pop, duke sjellë një identitet të ri muzikor për gjeneratat e reja.

Këta artistë jo vetëm që kanë arritur suksese personale, por kanë ndikuar në formimin e tregut të muzikës moderne shqiptare, duke sjellë standarde të reja në produksion, performancë dhe menaxhim artistik.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]