fbpx

Ylli i “Doktori i Mrekullive” i jep fund beqarisë, aktori shqiptar ndan foto nga dasma

nga Revista Kosovarja

Aktori i njohur turk Taner Olmez, i njohur për publikun shqiptar me rolin e Ali Vefa në serialin televiziv “Doktori i mrekullive” i ka dhënë fund beqarisë me Ece Çeşmioğlu.

Ata i thanë po njëri-tjetrit në një ceremoni të thjeshtë me pak të ftuar të mbajtur në Kemerburgaz.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, çifti tha: “Ne jemi shumë të lumtur. Po e mbajmë dasmën tonë me pak të ftuar për shkak të pandemisë.” Mes të ftuarve në dasmë ishte dhe aktori i mirënjohur shqiptar Nik Xhelilaj, i cili ndau disa fotografi në rrjete sociale.

Xhelilaj ndau një foto me dyshen e sapomartuar ndërsa iu uronte jetë të lumtur dhe një tjetër me aktorin ku shkruante: “Vëllai im i dashur”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]