fbpx

Ylli televiziv përfundon në spital, sulmohet nga një mashkull misterioz në shtëpinë e saj

nga Revista Kosovarja

Modelja dhe ylli televiziv Katie Price u dërgua me urgjencë në spital në orët e para të mëngjesit.

Kjo pas një sulmi që i ndodhi në shtëpinë e saj nga një burrë misterioz.

Ylli 43-vjeçar tha për The Sun: “Kam një mavijosje të madhe, fytyra ime është e fryrë dhe shkova në spital. Unë jam akoma e tronditur. Jam e shkatërruar. Unë i kam thënë policisë se jam sulmuar dhe jam e shokuar që kjo ka ndodhur”
Tutje Katie ka zbuluar detaje rreth ngjarjes së frikshme.

“Unë ika pasi u godita vrapova në shtëpinë e Harvey aty pranë dhe tani kam dëmtuar këmbët, të cilat më parë i plagosa”, tha ajo. “Lufta ishte e pa provokuar – unë isha ulur atje duke parë televizorin kur ndodhi sulmi”, përfundoi Katie.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]