fbpx

Yllka Kuqi e zvogëlon hundën, ndryshimi është i mahnitshëm

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja Yllka Kuqi vitet e fundit ka qenë dukshëm më produktive në muzikë, e gjithashtu ka ndryshuar formatin artistik.

Dikur këngëtare festivalesh, sot “arena” e saj e zakonshme janë dasmat, ahengjet e ndryshme dhe mbrëmjet muzikore në Diasporë, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja, që është edhe nënë e një vajze, duket bukur dhe në formë të shkëlqyer fizike.

Ajo, ka deklaruar se nuk ka bërë ndonjëherë ndërhyrje në portret, ama hunda e saj së fundi ka ndryshuar dukshëm.

A është efekt i grimit, photoshopit, apo hunda është zvogëluar në mënyrë kirurgjikale, këtë e di më së miri vetëm Yllka.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]