fbpx

Yllka Zuzaku-Mustafa dhe Xheneta Zuzaku, motrat që po shndërrohen në histori suksesi në Zvicër

nga Revista Kosovarja

Yllka dhe Xheneta janë motra. Të dyja jetojnë në Zvicër. Të dyja të suksesshme. Për sukseset e tyre lexoni në vazhdim…

No description available.

Yllka Zuzaku-Mustafa mes artit dhe shëndetësisë me dinjitet dhe shpirt

No description available.
E lindur në Gjilan dhe e rritur në Zvicër, Yllka Zuzaku-Mustafa përfaqëson hijshëm gjeneratën e grave shqiptare që ndajnë jetën mes dy botëve, rrënjët në atdhe dhe horizontin në diasporë.

No description available.

Me profesion infermiere dhe përvojë të gjatë në sistemin shëndetësor zviceran, ajo ka ndërtuar një profil të veçantë si profesioniste që i kushtohet kujdesit me dinjitet dhe shpirt.

No description available.

Në qendër të punës së saj është “Spitex Diversity”, organizatë që themeloi bashkë me motrën, për të ofruar kujdes shëndetësor gjithëpërfshirës, me fokus në barazi dhe respekt për çdo individ.

No description available.

Fusha e saj e specializimit përfshin geriatrinë, kujdesin paliativ dhe trajtimin e plagëve, duke u përkujdesur për ata që shpesh harrohen.

Përtej profesionit, Yllka është e lidhur ngushtë me artin dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.
Qe më shumë se një dekadë drejton studion “Studio Aktrimi” në Cyrih, ku përmes teatrit dhe aktiviteteve kulturore ndihmon ruajtjen e gjuhës dhe identitetit shqiptar tek brezat e rinj.

No description available.

Me një karakter të qetë dhe një qasje të përulur ndaj jetës, Yllka nuk ndjek protagonizmin, ajo frymëzon përmes përkushtimit të heshtur dhe veprimeve me peshë.

No description available.

Nënë, profesioniste, artiste dhe aktiviste kulturore, ajo përfaqëson një shembull të fuqisë që vjen nga brenda dhe të dashurisë që shprehet në vepra, jo fjalë.

Xheneta Zuzaku mes grave shqiptare të suksesshme në Zvicër që përfaqësojnë një brez ndryshe
Historia e Xheneta Zuzakut është rrëfim i forcës, integritetit dhe përkushtimit.

E lindur dhe rritur në një ambient që nuk e favorizonte gjithmonë një emër me prejardhje të huaj, ajo dëshmoi se me vullnet të hekurt dhe punë të ndershme, çdo sfidë mund të tejkalohet.

E rritur mes disiplinës dhe krijimtarisë, ajo gjeti shpirtin e saj të lirë përmes vallëzimit dhe artit.

No description available.

Qysh si adoleshente shkroi tekste repi dhe incizoi këngë e videoklipe, duke shprehur emocionet e saj të thella.
Vite me radhë kontribuoi edhe si ghostwriter për artistë shqiptarë, duke vënë në pah ndjeshmërinë dhe fuqinë e saj shprehëse.

Pasionin për artin e çoi edhe në skenën teatrore dhe në film, por rruga e saj profesionale mori drejtim në fushën e përkujdesjes shëndetësore.

Si infermiere e diplomuar, e specializuar edhe në andragogji dhe të drejtën e punës në shëndetësi, Xheneta është shembull i përkushtimit dhe strukturës në punë.

No description available.

Në vitin 2024, së bashku me motrën e saj, themeloi “Spitex Diversity”, një model i ri përkujdesjeje që ndërthur cilësinë me respektin për diversitetin.

Për Xhenetën kujdesi për të tjerët nis me kujdesin për veten. Ajo beson thellë se vetëm një person që ushqen mirëqenien emocionale, mendore dhe fizike të vetes, mund të japë përkujdesje të vërtetë e të ndershme.
Roli i saj më i rëndësishëm është ai i nënës. Si nënë vetushqyese rrit vajzën e saj me dashuri, qartësi dhe dinjitet, duke e parë këtë si forcën e saj më të madhe, jo si pengesë.

Xheneta Zuzaku përfaqëson një brez të ri grash shqiptare në diasporë, të forta, të përkushtuara dhe të rrënjosura në vlera. Ajo udhëheq me zemër dhe vepron me mendje, duke mos harruar kurrë të kujdeset së pari për veten, sepse për të kujdesi është akt dashurie…

Nderim Neziri

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]