Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Zaimina Vasjari shtatzënë për herë të dytë

nga Revista Kosovarja

Zajmina Vasjari një ndër emrat më të dashur për publikun për performancat e saj skenike por edhe për stilin personal të dukjes dhe jetës.

Ajo është e ndjekur nga qindra mijëra fansa në rrjetet sociale dhe ndan me to jetën e saj si personazh publik por edhe si nënë e stiliste. Publiku e pa në ekranin e TCH në rolin e jurisë në spektaklin “Maskat” dhe që nga ajo kohë nuk ka marrë asnjë informacion për planet e saj.

Prej disa kohësh Zajmina i është përkushtuar bizneseve dhe familjes së saj, por sërish vazhdon të ketë vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj. Së bashku me bashkëshortin e saj Klodin kanë sjellë në jetë dashurinë e tyre të vogël Khloe që tashmë ka mbushur tre vjeç.

Por interesin e ndjekësve të Zajminës do ta përmbushë Kryefjala.com që ka zbuluar se familja e tyre do të zgjerohet dhe artistja do të bëhet nënë për herë të dytë. Ajo është në muajin e 5-të të shtatëzënisë, por ende nuk dihet se çfarë pritet të sjellë në jetë një vajzë apo një djalë.

Moneytizer Paragrafi 4

Zajmina ka realizuar dhe një photoshoot, ku duket mjaft në formë dhe se mund të themi që me zor presim!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]