fbpx

Zana Avdiu merr kërcënime të rënda, avokati Koci publikon mesazhet

nga Revista Kosovarja

Avokati Arianit Koci, ka shpërndarë një seri mesazh që janë dërguar në adresë të aktivistes Zana Avdiu.

Me një gjuhë të pashembullt agresive, mes tyre gjetëm edhe komente si ‘kemi me ta bë më zi se Hamides’ – duke iu referuar rastit të vrasjes së gruas në QKUK.

“Mund edhe të mos pajtohemi me Zanën, por kërcënimet e tilla, janë të papranueshme në një shoqëri të civilizuar”, shkruan Koci.

Kujtojmë se aktivistja Zana Avdiu i është nënshtruar një linçimi publik, si pasojë e deklaratës së saj që gjestit të lojtarit Granit Xhaka, në ndedhjen Zvicër -Serbi, iu referua si ‘akt rrugaçërie’.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]