fbpx

Zana Nexhipi, profesionistja shqiptare që po lë gjurmë në industrinë e bukurisë në Zvicër

nga Revista Kosovarja

 

Në një treg gjithnjë e më konkurrues si ai i estetikës dhe bukurisë, Zana Negjipi ka arritur të krijojë një emër të respektuar dhe të qëndrueshëm falë përkushtimit dhe profesionalizmit që e karakterizon.

Me një përvojë prej më shumë se shtatë vitesh në këtë fushë, ajo sot drejton Zana’s Beauty Studio, një hapësirë moderne në zemër të Flawil-it, ku klientët gjejnë cilësi, kujdes dhe standarde të larta në çdo shërbim.

E specializuar në mbjelljen e qerpikëve, browlifting, makeup profesional dhe stilim flokësh, Zana njihet për qasjen e saj të personalizuar dhe për rezultatin që ofron. Aftësitë e saj teknike dhe ndjeshmëria estetike kanë bërë që studioja e saj të jetë një nga adresat më të kërkuara për ata që kërkojnë jo vetëm një transformim pamjeje, por edhe një eksperiencë të këndshme dhe të besueshme.

Përveç punës së saj me klientët, Zana ka krijuar edhe një dimension edukues në karrierën e saj, duke ofruar trajnime profesionale për qerpik. Këto trajnime i dedikohen vajzave dhe grave që duan të ndërtojnë një karrierë të qëndrueshme në industrinë e bukurisë, duke përfituar nga ekspertiza dhe përvoja reale e një profesionisteje të dëshmuar.

Në një kohë kur standardet në estetikë janë më të larta se kurrë, Zana Nexhipi vazhdon të qëndrojë e dalluar për përkushtimin e saj ndaj detajeve dhe vlerave që mbart në punën e përditshme.

 

Zana’s Beauty Studio ndodhet në Flawil, kantoni St. Gallen. Për informacione dhe rezervime, kontaktoni përmes rrjeteve sociale ose drejtpërdrejt në studio.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]