fbpx

Zanfina Ismaili me kritika ndaj Përparim Ramës për çështjen e qenve endacakë

nga Revista Kosovarja

Një video sensitive e cila po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, ka prekur thellësisht këngëtaren e njohur Zanfina Ismaili.

Bëhet fjalë për një video e cila thuhet se është realizuar në një strehimore të qenve në Prishtinë, ku dy qen shihen me sjellje agresive me njëri-tjetrin, si pasojë e mungesës së kushteve dhe luftës për mbijetesë.

Interpretuesja e hitit “As i fundit, as i pari” nuk hezitoi që të shpreh indinjatën e saj në Instagram, duke rishpërndarë videon në InstaStory dhe duke adresuar kritika ndaj Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Tutje, Zanfina ka shkruar se mënyra se si trajtohen kafshët në vend kanë bërë që ajo të indinjohet thellë, aq sa të mos e dëshirojë më jetesën në Kosovë.

/Telegrafi/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]