fbpx

Zanfina Ismaili: Nëse doni t’i ofroni ndihmë 11 vjeçares së përdhunuar, paguajini seanca te psikiatri

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja Zanfina Ismaili ka reaguar lidhur me reagimet e personazheve publikë ndaj rastit të vajzës 11-vjeçares në Prishtinë që u përdhunua nga pesë të rinj.

Ajo ka kritikuar duke thënë se nëse duan ta ndihmojnë 11-vjeçaren e dhunuar, t’i paguajnë seancat te një psikiatër.

Artistja i ka cilësuar reagimet e tyre si “kërkesë për vëmendje”, duke u shprehur: “Lërini tastierat se i shkatërruat!

Ndërkohë ajo ka shtuar tutje: “Nëse doni vërtet t’i ofroni ndihmë 11 vjeçares së përdhunuar, paguajini seanca te psikiatrit! Që unë e para po ia paguaj, lërini fjalët dhe kërkimin e vëmendjes për vete.”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]