fbpx

Zarf i zi! Dënohen banorët e ‘Big Brother VIP Albania’

nga Revista Kosovarja

Një zarf ka mbërritur pasditen e sotme në ambientet e shtëpisë së ‘BBV3’. I lexuar nga Juli, në brendësi të tij flitej për shpërdorimin e ushqimeve që konkurrentët kanë bërë gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë.

Për këtë arsye Vëllai i Madh ka dënuar banorët.Produksioni ka bllokuar çdo frigorifer ku në dispozicion do të jenë vetëm disa ushqime bazike, deri në një njoftim të dytë, kur konkurrentët të kuptojnë rëndësinë e ushqimit dhe të mos e bëjnë atë pjesë të lojës së tyre pasi shumë herë banorët shfaqen duke sulmuar njëri-tjetrin me ushqime.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]