fbpx

Zbokthi mund të jetë shumë i bezdisshëm: Ja si mund ta largoni atë

nga Revista Kosovarja

Më poshtë, hidhini një sy disa mënyrave se si mund të hiqni qafe zbokthin e bezdisshëm pa përdorur produkte speciale.

Soda e bukës
Soda e bukës ndihmon në largimin e zbokthit duke hequr qelizat e vdekura nga skalpi. Ai gjithashtu rregullon nivelin e pH të lëkurës për të parandaluar rritjen e kërpudhave dhe baktereve.

Shampo shtëpiake kundër zbokthit e bërë nga sodë buke: keni nevojë për një lugë gjelle sodë buke dhe një gotë e gjysmë ujë të vakët.

Hidheni sodën e bukës në ujë të vakët, përzieni mirë dhe përdorni si shampo. Lëreni të qëndrojë në flokë për një kohë para se ta shpëlani. Nëse mendoni se soda e bukës e bën lëkurën tuaj të thatë dhe nuk ju përshtatet, mos e përdorni si shampo, por thjesht përzieni një lugë çaji sodë buke me një shampo më të butë dhe lani flokët me të.

Limoni kundër zbokthit
Acidi citrik në limon është i shkëlqyer për të luftuar zbokthin. Në fakt vret kërpudhat që shkaktojnë zbokthin. Merrni dy lugë lëng limoni të freskët dhe masazhoni kokën me të. Pas 1-2 minutash, shpëlani flokët me ujë. Fërkojeni limonin direkt në lëkurën e kokës, lëreni të veprojë për 2-3 minuta dhe më pas shpëlajeni.

Uthulla e mollës
Përveç pastrimit natyral të lëkurës, uthulla e mollës rikthen nivelin e pH të lëkurës në normale.
Përzieni 2-3 lugë uthull molle me të njëjtën sasi uji dhe shtoni 15-20 pika vaj të pemës së çajit. Masazhoni rrënjët e kokës dhe shpëlajeni pas disa minutash. Përsëriteni këtë dy deri në tre herë në javë.
Uthulla e mollës gjithashtu mund t’ju ndihmojë të hiqni manikyrin e thonjve në vend të acetonit, i cili thahet lëkurën dhe thonjtë tuaj.

Kini kujdes kur përdorni të gjitha këto produkte nëse keni lëkurë të ndjeshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]