fbpx

Zbulohet ankesa që kishte Princ Filipi për Mbretëreshën

nga Revista Kosovarja

Pasi që ndërroi jetë Princi janë zbuluar edhe shumë të pathëna nga jeta e tij.

Tashmë mediat e huaja kanë zbuluar edhe ankesën e tij rreth Mbretëreshës viteve të fundit.

Duka i Edinburgut theksoi se ajo kalonte shumë kohë në telefon, sipas biografit të tij Gyles Brandreth.

Të mërkurën, autori mbretëror u shfaq në programin televiziv britanik “Lorraine”, ku ndau disa njohuri për Philip bazuar në 40 vjet miqësi.

Ai më tha, Zot, ajo kurrë nuk e lë telefonin. Asnjëherë nuk i pushon telefoni. Me kë po flet?. Ishte hera e vetme që ai u ankua ndonjëherë për mbretëreshën, tha Brandreth. “Ai e dinte që e gjithë jeta e tij ishte në përkrahje të mbretëreshës”, thekson DailyMail.

Ndryshe, Filip vdiq më 9 prill në moshën 99 vjeçare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]