Një ndër “showgirl”-at më të suksesshëm është pa dyshim Luana Vjollca dhe nuk kishte si të mungonte këtë sezon të katërt të “Shiko kush luam” ku kanë qenë të ftuarit më në zë të momentit.
“Showgirl”-i Luana Vjollca u intervistua përballë autores dhe moderatores së “Shiko kush luan, Luana Vjollcës.
Autoironia në këtë intervistë nuk ka munguar dhe një ndër pyetjet pikante ishte se pse ajo lëviz shumë shpejt lart e poshtë nëpër Kosovë.
Por këtë pyetje Luana Vjollca nuk mund ta linte pa përgjigje.
“Në Kosovë udhëtoj shpesh për shkak të lidhjes sime …”, u shpreh këngëtarja Vjollca teksa habiti publikun, por nuk e la me kaq pasi vazhdoi: “Për shkak të lidhjes sime me Arbër Bytyçin!”
Luana (moderatore): “Fare interesante! Thashë se çfarë do na thuash”
Luana (showgirl): “Fare interestante thua? Varet nga këndvështrimi, Luana!”
Luana (moderatore): “Ok, varet nga këndvështrimi tha Luana! Është deklaratë kjo? Mund ta quajmë??”
Si përfundim nuk e morëm vesh nëse na konfirmoi diçka Luana Vjollca apo thjesht luajti pak me fjalët.