fbpx

Zbulohet banorja e parë e Big Brother VIP Albania 5?

nga Revista Kosovarja

Në një lidhje telefonike për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Ed Manushi, komentoi emrat që po qarkullojnë në rrjet se do të jenë banorët e mundshëm të edicionit të ardhshëm në Big Brother VIP Albania.

Ka qenë ish-konkurrenti që e ngacmoi për një emër në Big Brother 5, meqë po fliten tani disa personazhe.

E ai papritmas ka thënë emrin e prezantueses Hilda Kërtalli, ndonëse nuk ka asgjë definitive.

Pjesë nga biseda në studio:

Ronaldo Sharka: Sa veta nga “E Diell” do të çosh këtë vit në “Big Brother VIP 5”?

Ed Manushi: Një kandidaturë kemi nxjerrë këtë vit nga “E Diell”. E do emrin? Hilda Kërtalli kandidate serioze për “Big Brother VIP 5”.

Ronaldo Sharka: Mendon se Hilda do të jetë pjesë e “Big Brother VIP 5”?

Ed Manushi: Kam idenë që është një kandidaturë shumë interesante dhe e përshtatshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]