fbpx

Zbulohet çka shkroi kryeministri në librin e kujtimeve për Cimën

nga Revista Kosovarja

Kryeministri, Albin Kurti, ka bërë homazhe në objektin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, në nderim të artistit Rasim Thaçi – Cima.

Kurti ka thënë se vdekja e Cimës “përveç që ishte e parakohshme, na ngjan edhe e pabesueshme.”

Jemi rritur si fëmijë me Cimën, vetëm kur u rritëm e nuk ishim fëmijë e morëm vesh që quhej Rasim Thaçi. Neve tani na duhet ta zvogëlojmë dhimbjen, duke e ndarë me njëri-tjetrin. Ai ka qenë gjithmonë i gëzuar. Për shkak të kësaj mënyrë të jetesës së tij, vdekja e tij përveç e parakohshme, na ngjan edhe e pabesueshme. Sot vendosëm lule të freskëta, për këtë lamtumirë të fundit, kur ne përkulemi me nderime për Rasim Thaçin”, tha Kurti para mediave.

E të njejtat fjalë për Cimën i ka shkruar edhe në librin e kujtimeve.

Kurti bëri homazhe bashkë me u.d të presidentit, Glauk Konjufcën dhe Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çekun.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]