fbpx

Zbulohet gjinia e fëmijës së parë të Mc Kreshës dhe Erzinës

nga Revista Kosovarja

Reperi shumë i dashur për publikun Mc Kresha dhe bashkëshortja e tij Erzina Shehu, do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.

Lajmi i ëmbël u mësua gjatë dasmës së tyre ku Erzina u fotografua me barkun e rrumbullakosur.
Pas dasmës çifti e konfirmoi se së shpejti do bëhen prindër dhe Erzina publikon shpesh foto me barkun e rrumbullakosur.

Ditën e sotme bashkëshortja e reperit ka zbuluar se ata do bëhen me vajzë. “Po i shoh të gjitha mesazhet që më kanë ardhur dhe një falenderim i madh shkon për të gjithë ju. Gjinia e bebit tim është vajzë”, shkruan Erzina.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]