fbpx

Zbulohet identiteti i të dashurës 18-vjeçare të Stresit

nga Revista Kosovarja

Ditën e djeshme, Stresi ka konfirmuar që është tashmë në një lidhje të re, duke postuar një foto krahë një vajze me mbishkrimin: “Sonte ishte nata ime më speciale ndër vite”.

Teksa reperi është munduar mos t’ia publikojë fytyrën, burime për “Iconstyle” kanë zbuluar identitetin e vajzës 18-vjeçare.

Ajo quhet Erzenida dhe së fundmi ka shoqëruar reperin në Sarandë, në një prej koncerteve të tij.

Megjithëse Stresi nuk ia zbuloi fytyrën, detajet si tatuazhi në krahun e Erzenidës nxorrën zbuluar çiftin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]