16
Këngëtari i shumë hiteve, Butrint Imeri ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij disa pamje që kanë tërhequr vëmendje të madhe në rrjet.
Përmes postimeve në rrjete sociale, Butrinti ka treguar se ndodhet në vendlindje, në Mitrovicë, ku ndër vite ka ndërtuar një vilë mjaft luksoze.
Pamjet nga ambientet përreth tregojnë qartë investimet që ka bërë këngëtari.
Ajo që bie në sy gjithashtu janë disa prej makinave të tij të shtrenjta, të cilat i përkasin markave të njohura botërore dhe kushtojnë dhjetëra mijëra euro.