fbpx

Zbulohet kuptimi i emrit që Arbana zgjodhi për të bijën

nga Revista Kosovarja

Më 1 shtator, moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani u bë nënë për herë të tretë. Ajo solli në jetë një vajzë dhe lajmin e ndau përmes një foto nga spitali, ku shfaqej me të voglën në krahë.

Sakaq, Arbana zbuloi edhe emrin që kishte zgjedhur për ta quajtur vogëlushen, Zoi. Ky emër është tepër i veçantë pasi ka origjinë greke dhe do të thotë ‘Jetë’. Sipas shkrimeve të shenjta, emri Zoi lidhej me Evën, sepse Eva ishte burimi i jetës.

Kujtojmë që dy djemtë e moderatores, quhen Jon dhe Diell. Ata ishin dy vizitorët e parë të së motrës, të cilët shkuan ta takojnë menjëherë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]