fbpx

Zbulohet kur do të nisë transmetimin ‘Kepi i Vipave’

nga Revista Kosovarja

Xhirimet për “Kepin e VIP-ave” kanë përfunduar.

Lajmin e bëri të ditur moderatorja, Kiara Tito me anë të një postimi në rrjete sociale.

Së fundmi është bërë e ditur se ky reality show do të nisë transmetimin në ekranin e Top Channel të dielën e 2 Korrikut.

Pjesë e këtij formati janë një pjesë e madhe e ish banorëve të Big Brother Vip, ku konkurrentët do të sqarojnë edhe disa nga dinamikat e mbetura pezull nga ky format.

Mësohet se mes konkurrentëve janë Ronaldo Sharka, Keisi Medini, Jori Delli, Shpat Kërleshi, Gerti Koxha si dhe ish konkurrenti i Përputhen, Mevlan Shaba.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]