fbpx

Zbulohet kush do të shoqërojë Heidi Bacin në moderimin e “Goca dhe Gra”

nga Revista Kosovarja

Sezoni i ri televiziv do të risjellë në ekranin e Top Channel programin “Goca dhe gra”, programi që u dedikohet çështjeve të mprehta e temave që i flasim të gjithë, por të para nga një këndvështrim ndryshe.

Këtë vit, programi do të ketë në karrigen e moderimit modelen Heidi Baci, e cila u bë shumë familjare për publikun pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”. Pak ditë më parë, Heidi ishte emri i parë që u zbulua si moderatore e spektaklit, por kuptohet që nuk do të jetë vetëm.

Aktorja Rudina Dembacaj, me sa duket do t’i bashkohet panelit të moderatoreve. Burime për ‘Vip Magazine’ kanë mësuar se aktorja, edhe pse është duke u marrë me disa projekte të reja në teatër, do të rikthehet në televizion dhe ku më mirë se në “Goca dhe Gra”.Me origjinalitetin që e karakterizon, por edhe me humorin e hollë, Rudina, me siguri, do t’i japë ngjyra të reja programit femëror.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]