fbpx

Zbulohet lidhja e modeles shqiptare Dorina Gegiçit me menaxherin kosovar

nga Revista Kosovarja

Denis Avdiu është menaxheri i këngëtarit të njohur Butrint Imeri.

Përveç kësaj, Denisi njihet edhe për sukseset e tij në menaxhimin e artistëve më me famë në Kosovë.

Ai është edhe pronar i Avd Digital, që njihet si njëra nga kompanitë më të mëdha në ‘Youtube’.

Sigurisht që vëmendje të madhe zgjon edhe jeta e tij private, për të cilën ka vendosur që të shuaj kureshtjen e të gjithëve duke publikuar një imazh krahë modeles së njohur shqiptare, Dorina Gegiçi.

Ai ndau këtë imazh duke mos shkruar asgjë, thjeshtë duke treguar se statusi i tij ka ndryshuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]