fbpx

Zbulohet lidhja e re e Tom Bradyt dhe Irina Shayk – çifti fotografohen duke dalë bashkë nga hoteli

nga Revista Kosovarja

Tom Brady është në një romancë të re me supermodelen Irina Shayk pas përfundimit të martesës së tij 13-vjeçare me Gisele Bundchen.

Qendërmbrojtësi legjendar i NFL, 45 vjeç, u kap duke përkëdhelur butësisht fytyrën e bukuroshes 37-vjeçare ruse pas një takimi gjatë natës në shtëpinë e tij në Los Angeles të shtunën. Ndërsa ai e përkëdhelte faqen e saj, ajo e shikoi me mall nga ana e pasagjerit të ‘Rolls Royce’-it të tij.

Një dëshmitar okular i tha DailyMail se Brady e mori atë në një hotel në Los Angeles të premten pasdite dhe e çoi direkt në shtëpinë e tij. Ata dolën nga prona e tij mëngjesin e ardhshëm rreth orës 9:30 të mëngjesit dhe më vonë ai e la bukuroshen Shayk – e cila kishte veshur të njëjtat rroba nga një natë më parë – në hotelin e saj me veturën e tij luksoze.

Që nga ndarja e tij nga Bundchen, me të cilin ka dy fëmijë: Vivian, 10, dhe Benjamin, 13, ylli i NFL ka qenë i lidhur me një varg femrash të famshme, përfshirë Kim Kardashian dhe Emily Ratajkowski.

Thashethemet rreth Brady dhe Shayk – i cili ka një vajzë gjashtëvjeçare Lea me ish-in e saj Bradley Cooper – filluan të qarkullojnë muajin e kaluar pasi të dy morën pjesë në martesën e trashëgimtarit të artit miliarder Joe Nahmad me Madison Headrick në Sardenjë, Itali.

Por një burim i afërt me Shayk këmbënguli për DailyMail në atë kohë duke thënë se: “Ata janë thjesht miq. Ata kanë një marrëdhënie thjesht platonike”.

Një zëdhënës i Shayk për media u përgjigj shpejt gjithashtu ndaj pretendimeve duke thënë. “Kjo histori është krejtësisht e rreme. Është një rrëfim krejtësisht keqdashës dhe imagjinar i mbrëmjes”.

Por dyshja me siguri dukeshin të qetë gjatë kohës së tyre së bashku në Los Angeles gjatë fundjavës. Shayk ishte e veshur me një veshje të bardhë tenisi dhe atlete, ndërsa Brady mbante veshur një bluzë ulliri.

Romanca e re vjen vetëm tetë muaj pasi u zyrtarizua divorci i Bradyt nga Bundchen, 42 vjeçe.

Edhe pse ndarja e Bradyt dhe Bundchen ishte përfolur prej disa kohësh, të dy nuk e njoftuan divorcin deri në tetor të vitit të kaluar dhe pak më pas u zbulua se procesi ishte finalizuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]