Profesori William Ducker në Universitetin Teknik në Virginia ka arritur të prodhoj një llak special i dizajnuar të eliminoj koronavirusin ekzistues me piklat në objektet e përditshmërisë.
Ky llak i sipërfaqeve ka treguar rezultate premtuese në eliminimin e koronavirusit, sipas studimit të ri në SHBA.
Profesori i kimisë William Ducker dhe ekipi i tij në Institutin Politeknik të Virginia në SHBA së bashku me ata të Universitetit Teknik prodhuan këtë llak. Kjo ngjyrë e re e quajt “Mbështjellësi i Sigurt” prodhohet nga oxide cupreus, një formë e bakrit e përzier me polimere. Ngjyra sikur e ndryshkut vjen për shkak të origjinës nga bakri.
Derisa Ducker po punonte në prodhimin e llakut që do të zhdukte bakteret, ai ndryshoi vëmendjen tek koronavirusi i ri pas shpërthimit të pandemisë pas përhapjes së shpejtë. Ai ka bashkëpunuar me Prof. Leo Poon nga Universiteti i Hong Kong për të verifikuar efektivitetin e llakut.
“Ruan aftësinë të de aktivizoj virusin pas shumë raundesh të ekspozimit ndaj SARS-CoV-2 si dhe dezinfektimit e po ashtu nëse lihet nënuje për një javë, bazuar në testet“ tha Ducker.
Substanca e re ka vrarë deri në 99.9 % të koronavirusit në orën e parë që prej momentit të aplikimit në sipërfaqen e testuar. Kalimi nga një orë tek pak minuta është synimi i tanishëm, ka thënë Ducker.
Rezultatet e hulumtimit u botuan së pari në revistën shkencore American Chemical Society Journal of Applied Materials and Interfaces, që duken të jenë premtuese, pasi ka shumë që janë brengosur nga kontakti me doreza dyersh, susta në bankomate e objekte të tjera të përditshme. Ducker tha në komunikatën në media se “kjo do t’i ndihmonte sado pak ata”.
Megjithatë, ky llak magjik nuk pritet të zëvendësoj masat e sigurisë së tanishme kundër koronavirusit./gazetametro/