Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Zbulohet sekreti i banorit të ri/ Ka “gisht” edhe familja e Selinës?

nga Revista Kosovarja

Mbrëmja e djeshme ka sjellë një hyrje të re dhe surprizuese në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”.

Mbi artikull

Banori më i ri është Rogerti, një gazetar sportiv që jeton në Amerikë, i cili nuk ka humbur kohë për të trazuar ujërat që në minutat e para.

Menjëherë pas hyrjes, ai është përfshirë në debate të ashpra me Kristin dhe Selinën, por duket se përplasja me këtë të fundit nuk është e rastësishme.

Gjatë një bisede, Rogerti ka zbuluar hapur qëllimin e tij të vërtetë, duke pranuar se ka hyrë brenda me një mision të mbartur nga jashtë: Të ndajë përfundimisht Selinën nga Miri.

Moneytizer Paragrafi 4

“Kam ardhur me një mision të qartë”, tha ai, duke u shprehur i vendosur për ta realizuar këtë ndarje.

Ky dedikim i pazakontë për të prishur këtë raport mes Mirit dhe Selin ka ngritur menjëherë dyshime të forta. A fshihet pas këtij misioni dëshira e dikujt tjetër? Aludimet e para çojnë te familja e Selinës, duke ngritur pyetjen nëse ata kanë “gisht” në këtë strategji të Rogertit për të larguar vajzën e tyre nga Miri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]