136
Arbana Osmani është njëra ndër moderatoret më të dashura e të komentuara në vend.
Ajo merr vëmendje të madhe në çdo paraqitje të saj, shkruan “Kosovarja”.
Ndërkaq, postimet e moderatores në profilin e saj në Instagram kanë treguar se asaj i pëlqejnë udhëtimet, e këtë e ka bërë shumë shpesh kohëve të fundit.
Pas një pushimi të gjatë në ishujt maldives bashkë me fëmijët e bashkëshortin, ajo përsëri ka udhëtuar, duke vizituar kështu Milanon. /Kosovarja/