fbpx

Zbulojeni detajin që bëri unik fustanin e Kiarës

nga Revista Kosovarja

Mbrëmjen e djeshme Luiz Ejlli dhe Kiara Tito celebruan në martesë historinë e tyre të dashurisë. Atë histori që nisi brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania e që u finalizua në natën e madhe.

Në tarracën e Bashkisë së Tiranës, nën praninë e familjarëve të tyre dhe Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, çifti i thanë “po” njëri-tjetrit.

Kiara shkëlqeu nën fustanin e bardhë, këtë herë një nuse “prej vërteti”.

Por në vellon e saj, fshihej një detaj të cilin nuk e kishim vënë re. Velloja e saj e nusërisë ishte e personalizuar posaçërisht për Kiarën dhe në të ishin të qendisur emrat e çiftit, Kiara & Luiz.

Ka qenë Ervin Kurti ai që ka shoqëruar Kiarën ditën e djeshme gjatë gjithë përgatitjeve të saj, dhe këto momente të bukura i ka ndarë sot me publikun në “E diell”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]