fbpx

Zbuloni çfarë tregon ngjyra e syve për personalitetin tuaj

nga Revista Kosovarja

Ngjyra e syve është një tipar gjenetik që përcaktohet nga sasia e melaninës në sy. Irisi i syrit përcakton ngjyrën e tyre duke vendosur se sa dritë duhet të kalojë përmes tij.

Ngjyra juaj e syve mund të thotë shumë për ju. Nëse nuk e keni idenë se çfarë, e zbuloni këtu: Ngjyra kafe e syve është më e zakonshmja në botë. Thuajse 55% e njerëzve i kanë sytë në këtë ngjyrë.

E dinit që edhe hijet e irisit mund të tregojnë detaje rreth karakterit tuaj. Sipas një ekipi kërkimor që i përket Universitetit Örebro në Suedi, ka vërtet një lidhje gjenetike midis zhvillimit të lobit frontal të trurit dhe formimit të irisit.

Sytë më të rrallë janë ata me nuancë të gjelbër! Vlerësimet tregojnë se vetëm 2% e popullësisë botërore ka këtë nuancë, e cila ka sasi të ulët të melaninës dhe ka tendencë të jetë më e zakonshme tek gratë.

Ndërsa, ngjyra më e zakonshme është ngjyrë kafe, e cila është pothuajse 55% e pranishme tek njerëzit. Sytë në këtë nuancë shfaqen shpesh në të gjithë botën dhe kanë sasi të larta të melaninës. Këto nuanca, duke filluar nga lajthia në gështenjë, duket se i përkasin njerëzve të pajisur me simpati, vetëbesim dhe sinqeritet ndaj të tjerëve. Por, lexoni këtë shkrim për të zbuluar më shumë rreth personalitetit tuaj bazuar në ngjyrën e syve!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]