Unicode Consortium, organizata përgjegjëse për krijimin dhe standardizimin e emoji-ve në të gjithë pajisjet globalisht, ka zbuluar listën e fundit të imazheve të ardhshme.
Azhornimi i “Emoji 14.0”, i cili do të konfirmohet në shtator 2021 dhe do të fillojë përdorimin e gjerë në tetor, përfshin një numër shprehjesh të reja për fytyrën e verdhë ikonike të rrumbullakët dhe disa gjeste të reja duarsh (përfshirë “zemrën e gishtit” të popullarizuar gjatë 10 viteve të fundit në Korenë e Jugut).
EMOJI 14.0
Më e rëndësishmja, diapazoni i ri i emoji-ve të propozuar përfshin një grup figurash më të larmishme për të përfaqësuar shtatzëninë. Aktualisht, ka vetëm një emoji shtatzënë të disponueshme në smartphone, që paraqet një grua; një ilustrim i kufizuar i një procesi biologjik që përjetohet nga individë të të gjitha identiteteve gjinore. Prandaj, ky azhornim është më përfshirës ndaj identiteve gjinore, me emoji që mund të përdoren për të pasqyruar më saktë jetën e burrave transgjinorë që janë shtatzënë, si dhe personave shtatzënë që identifikohen si jo-binarë (non-binary), gender-fluid etj.
EMOJI 14.0
Më parë, përpjekjet e Unicode kanë patur fokusin në një përfshirje më të gjerë etnike – për shembull, disa ngjyra emoji-sh. Ndërsa tani, ka edhe “bashkim duarsh” të dy njerëzve me ngjyra të ndryshme lëkure.
EMOJI 14
Ky azhornim i ri (ai i ‘burrave shtatzënë’) është një përpjekje e ngjashme për t’u larguar nga ideja e një parazgjedhjeje gjinore dhe supozimet se personi që përdor një smartphone është heteroseksual dhe “cis-gender”. Krahas emoji-ve, “princ” dhe “princeshë”, do të ketë edhe një emoji “person me kurorë non-binary”.
Burimi: Guardian, Men’s Health