Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit që ishin për vizitë sot në veri dhe të njëjtit u kthyen prapa pasi një grup serbësh i detyruan ata që ta ndërprejnë vizitën në këtë pjesë.
Avni Bytyci, zëdhënësi i PDK-së, përmes një statusi ka thënë se sot në veriun e Kosovës, Albin Kurti u takua me politikën e vërtetë.
“Një politikan që shtiret ujk me shqiptarët e dele me Serbinë nuk na duhet”, ka shkruar Bytyçi.
Ai, gjithashtu ka thënë se mjaftuan një grusht të rinjsh serbë që të zbrapsin Kurtin dhe Vjosa Osmanin nga vizita e tyre turistike në veri.
“Sot në veriun e Kosovës Albin Kurti u takua me real politikën. Një politikan që shtiret ujk me shqiptarët, e dele me Serbinë nuk na duhet. Mjaftuan një
grusht të rinjsh që të zbrapsin Kurtin dhe Vjosen nga vizita e tyre turisitike në Veri. Një përkujtim për të gjithë se poezitë e fjalët e madh nuk kryejn punë kur nuk ke zemër e guxim. Frikacak!”, ka shkruar Bytyçi.
https://www.facebook.com/avni.bytyci.1694/posts/268523731279671