fbpx

Zelensky i fton popullin të luftojnë, premton armë për secilin

nga Revista Kosovarja

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u bëri thirrje të enjten të gjithë qytetarëve që ishin të gatshëm të mbronin vendin nga forcat ruse që të dalin përpara, duke thënë se Kievi do t’i lëshojë armë kujtdo që i dëshiron ato, raporton Reuters

Zelensky këto deklarata i ka bërë përmes një konference për media.

Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës nga toka, ajri dhe deti të enjten, sulmi më i madh i një shteti kundër një shteti në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe konfirmimi i frikës më të keqe të Perëndimit.

Deri më tani është raportuar për viktima në mesin e ukrainasve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]