fbpx

Zelensky zotohet: Nuk do të lëmë asnjë gjurmë ruse në Ukrainë

nga Revista Kosovarja

Në një video-mesazh të enjten mbrëma, duke shënuar 400 ditë nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Presidenti Zelensky vlerësoi forcat e armatosura të vendit të tij për luftën e tyre.

“Heroizmi i ukrainasve do të mbetet i paharrueshëm në të gjithë botën”, theksoi ai.

“Ne nuk do të lëmë asnjë gjurmë të Rusisë në tokat tona dhe nuk do ta lëmë armikun të mbetet pa u ndëshkuar”, u zotua ai.

“Le të bëjmë gjithçka që të vijë dita më shpejt që të mund t’ju falënderoj, të dashur ukrainas, për fitoren tonë”, përfundon presidenti Zelensky në mesazhin e tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]