fbpx

Zemaj ia lë fajin protestës së Kurtit për rritjen e rasteve me koronavirus

nga Revista Kosovarja

Janë konfirmuar 129 raste të reja me COVID-19, por që ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në Debat Plus ka thënë se situata është e menaxhueshme.

Ai gjithashtu kritikoi edhe qeverinë Kurti, duke thënë se kur ka pranuar detyrën, s’ka pas asnjë dokument zyrtar se çfarë ka ndodhur gjatë pandemisë.

Ndërsa, i njëjti komentoi edhe deklaratën e këngëtarit Labinot Tahiri, i cili gjatë protestës së sotme tha që koronavirusi është gënjeshtër.

“Në momentin kur e kam drejtu komitetin kanë qenë këto shqetësime.

Ne kem pas tubime masive, pa u respektu asnjë të drejtë të individit për ruajtje të jetës, dhe pjesa tjetër kur sheh asi pamje, ngritet dilema a ka COVID a s’ka”.

Ministri tha se do të ketë rritje të numrit të rasteve, ndoshta edhe për shkak të protestës së fundit të VV-së.

Efektet e këtij tubimi do të shihen sot, nesër, pasnesër, e kemi pas një strukturë, i kemi përcjellë se nga vijnë nga qytetarë, fatkeqsisht kanë ardhë nga vatra që s’kanë qenë pjesë e infeksionit, po p.sh pika e re është në Prizren, pa dasht me paragjyku.

Do të kemi rritje, pikërisht ndoshta edhe për shkak të protestës, por edhe mos respektimit të masave”, ka thënë ministri Zemaj

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]