Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Zemaj: Kosova ka para për ta blerë vaksinën kundër COVID-19

nga Revista Kosovarja

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se Kosova ka para për të paguar vaksinën kundër COVID-19 kur ajo të jetë e gatshme.

Mbi artikull

Megjithatë, ai tha se Kosovës i është mundësuar që për një përqindje të popullsisë të jepet edhe falas.

“Për vaksinën jemi në komunikim me OBSH-në. Neve na është mundësuar vaksina edhe përmes blerjes dhe falas për diku 20 për qind. Çmimi është unik që e blen BE-ja dhe ata e shpërndajnë për shtetet. Ai çmim është referent për të gjithë. Ne sigurisht që kemi para për ta blerë atë sepse edhe na obligon ligji anti-COVID për t’ia siguruar çdo qytetari falas”.

Ndërkaq, sa i përket maskave dhe donacioneve që kanë ardhur, Zemaj tha se ato janë shpërndarë në disa grupe të shoqërisë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Na kanë ardhur shumë maska donacion, vetëm Jordania na ka sjellë më shumë se 1 milion maska. Ato i kemi shpërndarë te mjekët, nëpër shkolla, komuniteteve joshumicë apo edhe për ato grupe sociale”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]