fbpx

Zemaj përplaset me deputetin e VV-së, ndërhyn Kujtim Shala

nga Revista Kosovarja

Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, nuk i ka pëlqyer deklarimi i deputetit të LVV-së, Fitim Uka, raporton.

Gjatë kohës sa Uka po fliste për menaxhimin e pandemisë në foltore të Kuvendit, Zemaj e ka quajtur “rrenc” deputetin Uka.

“Ti je rrenc”, është dëgjuar duke bërtitur Zemaj.

Pas kësaj deklarate ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.

“Ministër kujdes fjalorin, nuk ki asnjë të drejtë me ofendu deputetin, nuk mundesh me i thanë as rrenc as gënjeshtar, të lutem ruaj qetësinë”, ka thënë Nagavci.

Te ministri pas këtyre deklaratave janë parë edhe nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, dhe shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]