fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Zgjedhjet serbe, OSBE pranon letrën e Kurtit – misioni kërkon ambient të sigurtë për mbledhjen e votave

nga Revista Kosovarja
2 javë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka bërë të ditur se ka pranuar letrën e kryeministrit Albin Kurti, përmes së cilës ai ka shprehur nevojën për një marrëveshje të veçantë për të lejuar serbët e Kosovës të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet serbe që pritet të mbahen më 17 dhjetor.

Në një letër të dërguar shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, Kurti ka theksuar se çdo marrëveshje që lejon votimin e serbëve të Kosovës duhet të vijë nga Serbia dhe të respektojë plotësisht sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.

Misioni i OSBE-së në një përgjigje për Telegrafin ka bërë të ditur se mbetet i gatshëm të mbështesë mbledhjen e votave, sikurse ka vepruar edhe në rast e mëparshme.

“Ne mund të konfirmojmë se kemi marrë letrën e Kryeministrit Kurti në lidhje me zgjedhjet serbe. Siç e kemi bërë të qartë edhe më parë, në parim Misioni mbetet i gatshëm që të mbështesë mbledhjen e votave, por vetëm me të njëjtat kushte si në rastet e mëparshme”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Tutje OSBE ka bërë të ditur se kjo do të ndodh vetëm nëse sigurohet një ambient konsensual.

“Me fjalë të tjera vetëm nëse sigurohet një ambient konsensual, nëse kemi bashkëpunim nga të gjitha autoritetet relevante në Kosovë dhe nëse garantohet mbështetje e nevojshme e sigurisë nga Policia e Kosovës, si reaguese e parë. Misioni e ka njoftuar qeverinë serbe me përgjigjen e Kryeministrit Kurti”, thuhet në përgjigjen e tyre për Telegrafin.

Kryeministri Albin Kurti në letrën dërguar misionit të OSBE-së, ka vënë në dukje se një marrëveshje e tillë, e cila do të lejonte votimin e qytetarëve serbë të Kosovës me shtetësi të dyfishtë jashtë ambienteve të Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë, duhet të bazohet në reciprocitet dhe të drejta të barabarta për të gjithë votuesit.

Ai ka shtuar se një veprim i tillë do të ishte në përputhje me Marrëveshjen Bazë të arritur këtë vit, e cila synon të përmirësojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes dy shteteve.

Sipas një praktike që daton nga viti 2017, serbët në Kosovë kanë marrë pjesë në zgjedhjet serbe dhe votat janë grumbulluar nga OSBE-ja. Më pas ato vota janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë, dy qytetet kufitare të Serbisë.

Kjo praktikë është lejuar nga autoritetet e Kosovës deri në vitin e kaluar. Më 2022, nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ishte thënë se Serbia duhet t’i bëjë bëjë kërkesë direkte Kosovës për mbajtje të këtyre zgjedhjeve në territorin e saj.

Në prill të atij viti janë mbajtur zgjedhjet në Serbi, dhe për herë të parë, Qeveria e Kosovës nuk e ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Kosovës.
Si rezultat, serbët e Kosovës janë organizuar dhe me autobusë kanë udhëtuar drejt Serbisë, për të votuar.

Në janar të atij viti, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe një rezolutë, përmes së cilës u kundërshtua mbajtja e votimeve në Kosovë për një referendum të Serbisë për ndryshimet kushtetuese. /Telegrafi/


Etiketa: Zgjedhjet serbe

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Nëna e 14 -vjeçares së vrarë në Shkup: Nuk e di pse jeta ime u kthye në ferr, ishte jeta ime

14 minuta më parë
Aktuale

Shtime: Gjendet 22-vjeçarja e zhdukur, familja kapet me të pasi e dashura e saj i takon komunitetit LGBT

27 minuta më parë
Aktuale

Rezultatet e PISA-s, zëdhënësi i VV-së: Gjendja në arsim nuk ndryshohet brenda 2-3 viteve

37 minuta më parë
Aktuale

Arbnora Fejza-Idrizi e fut Flamurin Kombëtar në Librin e Rekordeve Guinness

55 minuta më parë
Aktuale

ZPS refuzon të komentojë për bastisjen në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Salih Mustafës

1 orë më parë
Aktuale

Teoria e Tomë Gashi: Naim Murseli e ka pasur një frikë, ka qenë në presion të madh nga dikush tjetër

2 orë më parë
Postimi tjetër

Moderatori i njohur kosovar konkurenti i parë i “Big Brother Vip Albania 3”?

Ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’, aksidentohet rëndë

Blero: Nëse e dashura më kërkon të largohem nga shtëpia, e bëj

TË FUNDIT

Nëna e 14 -vjeçares së vrarë në Shkup: Nuk e di pse jeta ime u kthye në ferr, ishte jeta ime

14 minuta më parë

Ditën e sotme ka reaguar për herë të parë nëna e 14 vjeçares të rrëmbyer dhe të vrarë në Maqedoninë...

Teuta Krasniqit nuk ja ndjen për rrudhat, ja si duket

22 minuta më parë

Aktorja e mirënjohur dhe prezantuesja e shumë formateve televizive, së fundi është më pak aktive. Teuta Krasniqi i është dedikuar...

Shtime: Gjendet 22-vjeçarja e zhdukur, familja kapet me të pasi e dashura e saj i takon komunitetit LGBT

27 minuta më parë

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të...

Rezultatet e PISA-s, zëdhënësi i VV-së: Gjendja në arsim nuk ndryshohet brenda 2-3 viteve

37 minuta më parë

Pas dështimit të Kosovës në PISA, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka tha se gjendja në arsim nuk mund të ndërrohet...

“Ju ka ra dhëmbi” – Santiana dhe Alba ngjallin të qeshura të pafund

44 minuta më parë

Banoret e Big Brother VIP Kosova, Alba dhe Santiana kanë lyer dhëmbët e tyre të parë, në dukje të parë...

“Nuk kom dashtë me pranu lojën, kur pranoj Santi atëherë vendosa”, Buci diskuton për lojë me puthje

49 minuta më parë

Për lojën me puthje, që e kanë zhvilluar mbrëmë banorët, Buci kishte diçka për të thënë. “Nuk kam dashtë me...

MË TË LEXUARAT

Të pish sasi të vogla të alkooli gjatë shtatzënisë është mjaftueshëm për të ndryshuar trurin e foshnjës

Vrasja e Liridona Ademaj- Murseli, caktohet nesër seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit

4 mënyra natyrale se si të rrisni imunitetin gjatë dimrit

“Politico” e quan Radoiçiqin “dorë të fshehur të Vuçiqit mes serbëve të Kosovës”

Sot rivarroset Liridona, për tu prerë pranë shtëpisë së saj

Këtë vit nuk ka “Big Brother Vip Albania”?

Këta janë tre banorët e nominuar nga publiku

Ryva Kajtazi tregohet e zonja në kuzhinë, ja çfarë ushqime ka përgatitur

Granit Plava sillej në oborrin e restorantit ku po darkonin Liridona dhe Naimi, rrugës ndërruan veturat

E fejuara e Yllit hyn në ‘Big Brother VIP Kosova’

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist