Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Zgjerohet përmbajtja e mësimit në distancë

nga Revista Kosovarja

Menjëherë pas ndërprerjes së procesit mësimor si pasojë e pandemisë COVID-19, MAShTI ka filluar realizimin e programit për mësimin në distancë. 

Transmetimi i mësimit ka filluar që nga data 23 mars 2020 në Radio Televizionin e Kosovës dhe në ueb faqen e MAShTI-t eMesimi për lëndët mësimore (gjuhë dhe matematikë).

MAShTI njofton se prej sot përmbajtja e mësimit në distancë do të zgjerohet duke mbuluar shumicën e lëndëve mësimore për klasat 1-9. Transmetimi televiziv do të mbulohet nga Radio Televizioni i Kosovës, sipas orarit të bashkëngjitur, ndërsa të njëjtat materiale janë në dispozicion edhe në ueb faqen eMesimi.

Po ashtu, prej sot përmbajtja e mësimit në distancë për gjuhën turke dhe boshnjake do të zgjerohet me më shumë lëndë mësimore. Sipas ministrisë, çdo ditë pune – nga e hëna deri të premten – prej orës 12:30, në RTK 2, do të ketë video-ligjërata për l ëndët Gjuhë Turke dhe Matematikë për klasat 1-5.

Moneytizer Paragrafi 4

“Për klasat 6-9, nga e hëna deri të premten, në RTK 2, do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Turke dhe Matematikë. Ndërsa nga e hëna deri të mërkurën transmetohen video-ligjëratat për lëndët mësimore Fizikë dhe Kimi për klasat 6-9. Ndërsa prej orës 15:30 në RTK 2 mbahen video-ligjëratat për lëndët Gjuhë Boshnjake dhe Matematikë për klasat 1 – 5. Ndërkaq për klasat 6-9 transmetimi i video-ligjeratave në gjuhën boshnjake fillon sapo të ketë përfunduar përgatitja e materialeve mësimore”, thuhet në njoftim.

eMËSIMI – ORARI JAVOR I TRANSMETIMIT NË RTK 4 PËR KLASAT 1 – 9

KLASA 1 – ÇDO DITË PUNE NË ORËN 09:00 – 09:30

KLASA 2 – ÇDO DITË PUNE NË ORËN 09:30 – 10:00

KLASA 3 – ÇDO DITË PUNE N Ë ORËN 10:00 – 10:30

KLASA 4 – ÇDO DITË PUNE NË ORËN 10:30 – 11:00

KLASA 5 – ÇDO DITË PUNE NË ORËN 11:00 – 11: 30

eMËSIMI – ORARI JAVOR I TRANSMETIMIT NË RTK 4 PËR KLASAT 1 – 9

KLASA 6 – ÇDO DITË PUNE NË ORËN 12:00 – 13:00

KLASA 7 – ÇDO DITË PUNE NË ORËN 13:00 – 14:00

KLASA 8 – ÇDO DITË PUNE NË ORËN 14:00 – 15:00

KLASA 9 – ÇDO DITË PUNE NË ORËN 15:00 – 16:00

E hënë E martë E mërkurë E enjte E Premte

Gjuhë shqipe Gjuhë shqipe Matematikë Gj uhë shqipe Gjuhë shqipe

Matematikë Gjeografi Histori Fizikë Matematikë

Fizikë Biologji Edukatë qytetare TIK Biologji

Histori TIK Kimi Kimi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]